Në qarkun Vlorë vatra e zjarrit, në Gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Dukat në Orikum vijon akoma.
Situata është ende problematika në disa zona.
Llogaraja nuk rrezikohet dhe as fshati Dukat. Nesër do të fillojnë punën forcat dhe dy mjete nga ajri.
Në qarkun e Lezhës në fshatin Thirrë ditën e sotme u përqendruan të gjitha forcat tokësore dhe nga ajri.
Pjesa nga ana e tunelit është e normalizuar, ndërsa vijon monitorimi nga forcat gjatë natës.
Nuk paraqet rrezik për banesat dhe tunelin.
Gjatë punës ditën e sotme vatrat e zjarrit në fshatin Munellë dhe Domgjon është bërë e mundur izolimi në pjesën nga ana e Domgjonit.
Momentalisht vatra e zjarrit ka një shtrirje të madhe në terren të thyer dhe është i vështirë izolimi në tërësi i saj.
Gjatë natë po monitorohet dhe nuk ka akoma rrezik banesash.
Në Patalej ditën e sotme forcat në terren punuan për të izoluar një pjesë që ka drejtim në rrugët e fshatrave.
Gjatë natës po monitorohet, por situata mbetet problematike edhe pse ka akoma rrezik banesash.
Në qarkun e Kukësit vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës” vijon të mbetet problematike në disa anë.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë mundësuar izolimin e vatrës tek zona Qafa e Kumbullës, FA e Kosovës ka punuar nga ana e Lakut të Mollës e cila vijon të jetë aktive me intesitet të lartë që është në kufi me Pukën.
Edhe ana nga Laku i Qershive vijon të mbetet problematike.
Terreni ndërlikon punën e forcave nga toka si pasojë e pjerrësisë dhe zonës shkëmbore.
Nuk ka akoma rrezik banesash, ndërsa vijon monitorimi i forcave gjatë natës.
Në qarkun e Korçës në vendin e quajtue Guri i Nikës për shkak të erës së fortë u riaktivizua zjarri i mëparshëm.
Situata është e vështirë për ta përballuar pasi dhe largësia është shumë e madhe për të shkuar në vend. Situata monitorohet gjatë natësn ndërsa nuk ka
rrezik për banesa.
Në qarkun e Durrësit, vatra aktive në Fushë Krujë në një depo që digjen goma të përdorura. Zjarri është vënë në kontroll dhe është drejt fikjes.
Në qarkun e Beratit ka një riaktivizim të vatrës në Malin e Tomorrit, në zonën shkëmbore mbi “Teqenë e Kulmakut”, fshati Ujanik, po mbahet ne monitorim, për të eleminuar rindezjet nga era dhe trungjet.
Në fshatin të qarkut Berat situata doli jashtë kontrollit të forcave në terren, duke rrezikuar një zonë të banuar rreth 250-300 metra largësi.
Forcat kanë siguruar banoret dhe më pas kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës.
Në qarkun e Tiranës në fshatin Kuç, ka rënë një zjarr në një vend me shkurre, ferra dhe mbeturina.
Sipas informacioneve të para zjarri u raportua me përmasa të konsiderueshme, rrezikonte të futej në pyll.
Forcat në terren bënë të mundur vënien nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet.
Në qarkun e Kukësit në Luginën e Valbonës në Dragobi, janë raportuar disa vatra zjarri në vende të ndryshme në të njëjtën kohë.
Forcat janë duke punuar por si pasojë e terrenit është shumë e vështirë.
Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme dhe po monitorohet gjatë natës.