Rritje alarmante e rasteve me COVID në Kosovë/ 562 të infektuar në 24 orë

Kosova ka shënuar rritje alarmante të rasteve me Covid në 24 orët e fundit, ku nga 5.272 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 562 qytetarë.

Gjithashtu ka pasur edhe 2 viktima, përkatësisht nga Prizreni dhe Rahoveci.

Më shumë të infektuar janë regjistruar në Prishtinë, 100 e pasuar nga Klina me 46 dhe Gjilani me 44 të infektuar.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 164 persona.

Në njoftim thuhet se janë shëruar 78 pacientë nga COVID, ndërsa raste aktive janë 2.640.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 110,756 pacientë me këtë virus, ku 2,273 kanë vdekur.

Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit me  Pfizer/BioNTech dhe AstraZeenca.

Numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 170.852 ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 504.817.