Murrizi akuzon për korrupsion ish-zyrtarët e LSI-së, dorëzon kallëzimin në SPAK

Myslim Murrizi dorëzoi sot në SPAK kallëzimin për korrupsion ndaj ish-ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti  dhe ish- sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Vojo Bregu.

Deputeti  akuzon ish-zyrtarët shtetëror për korrupsion, shpërdorim  detyre dhe  shkelje te barazisë në  dy  tenderë.

Kam pak ditë që kam kompletuar dosjet e dy tenderëve te viteve të 2013 -2017 të Ministrisë së Bujqësisë. Njëri është një tender mbi 6 milion euro për sistemin e ujitjes në Bashkinë Divjakë që është jashtë funksionit sot e kësaj dite, tenderi dytë është tenderi i lopëve të famshme. Me 4.5 milion euro, janë marrë 1 mije 912 lopë, tre herë e gjysmë  më shtrenjtë se sa çmimi i një mëshqerre”, tha Murrizi.