Maqedoni e Veriut/ Rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID, 4 viktima në 24 orë

Maqedonia e Veriut brenda ditës së fundit ka regjistruar 518 raste të reja me COVID nga 5.809 teste.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 158.681 nga gjithsej 1.028.102 teste të kryera që nga fillimi i pandemisë.

Vendi po ashtu regjistroi katër viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 5.513 numrin e përgjithshëm.

Autoritetet shëndetësore të vendit regjistruan 31 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 150.587.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është rritur në 2.581.