Lionel Messi pjesë e PSG-së, arrihet marrëveshja

Lionel Messi do të jetë një futbollistët e Paris Saint Germainit.

Sulmuesi argjentinas që mesditën e së dielës i tha lamtumirën mes lotëve Barcelonës ka arritur akordin me klubin parizien për kalimin e tij në Ligue 1 ku ai do të bashkohet me mikun e tij Neymar pas 4 vitesh.

Sipas të përditshmes franceze L’Equipe’, Lionel Messi do të nënshkruajë me një kontratë 2 vjeçare pasi të ketë kryer vizitat mjekësore, me prezantimin që pritet të bëhet ditën e mërkurë.

I konsiderusr si një prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e të gjitha kohërave, Lionel Messi gjatë 21 viteve të qëndrimit të tij te skuadra katalanase  shënoi 672 gola në 778 ndeshje.

Lionel Messi ishte vetëm 13 vjeç kur u bashkua me Barcelonën dhe talenti i tij ra menjëherë në sy te drejtuesit më të lartë të klubit katalanas.