Elbasan, shkrumbohet banesa e 70-vjeçarit, shkak dyshohet shkëndija elektrike

Një banesë në fshatin Leshan të Elbasan është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Fatmirësisht nuk raportohen për njerëz të dëmtuar, ndërkohë që shtëpia në pronësi të 70-vjeçarit me iniciale H.M. është djegur plotësisht, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Lleshan, Elbasan, në banesën e shtetasit H.M., rreth 70 vjeç, ka rënë zjarr dhe si pasojë banesa është djegur plotësisht.

Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.