Delta rrit rastet me COVID/ 220 të infektuar në 24 orët e fundit! Shkon në 1,271 numri i qytetarëve aktivë

Varianti Delta i COVID ka sjellë rritje të rasteve në vendin tonë, ku nga 5536 testime kanë rezultuar pozitivë 220 qytetarë.

Të infektuarit janë; 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste  në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër,  Pogradec, Berat, 2 raste  në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.

“Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, këshillon ministria.

Statistika (10 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         220

Të shëruar në 24 orë       31

Të shtruar në spitale       33

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 5536

Testime totale             938,527

Raste pozitive             134,201

Raste të shëruara       130,470

Raste Aktive                    1,271

Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             447

Shkodër          189

Vlorë               139

Elbasan           120

Fier                  120

Lezhë              65

Durrës             58

Berat               40

Kukës              31

Gjirokastër       28

Korçë               17

Dibër                 8