Aksident i rëndë në Elbasan-Peqin/ Përplasen dy makina, zjarrfikësja ndërhyn për të nxjerrë të plagosurit

Një aksident i rëndë u regjistrua në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas ditën e sotme.

Dy makina një tip “Benz” dhe “Ford”janë përplasur, ndërsa ka mbetur i plagosur njëri nga shoferët.

I lënduari është dërguar për kurim në spitalin e Elbasanit, ndërsa përplasja ka qenë e fortë, aq sa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të nxjerrë personat.

Grupi hetimor mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet mbi shkaqet e përplasjes ku paraprakisht dyshohet se shkak te jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit.

Aksi nacional Elbasan-Peqin mbetet një njollë e zezë në qarkun e Elbasanit për nga numri i aksidenteve të shënuara.