Një 14-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka godit me një biçak bashkëmoshatarin e tij.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në rrugën “Demokracia”. Policia njofton se i plagosuri aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u procedua penalisht shtetasi i mitur me iniciale A. C., 14 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Demokracia“, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (biçak), bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.