263 persona janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit, nga 3.008 testime të kryera.
Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete.
Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 69 persona, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 9 gusht janë shëruar tetë pacientë nga koronavirusi, ndërsa raste aktive janë 2,271.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 110,194 pacientë me këtë virus.
Kosova numëron 2,271 fatalitete për shkak të këtij virusi.