Turqi/ Shoferi i autobusit humb kontrollin dhe del nga rruga, 14 të vdekur

Një autobus pasagjerësh u përmbys në Turqinë perëndimore duke lënë të vdekur të paktën 14 persona dhe 18 të lënduar.

Autobusi doli jashtë kontrollit dhe u përmbys në autostradën e provincës Balıkesir ndërsa po shkonte drejt Edremit të kësaj province në perëndim të Turqisë.

18 pasagjerët e lënduar u dërguan me urgjencë në spitalet pranë.

Edhe pse ekipet e shpëtimit dhe të urgjencës u dërguan në vendin e aksidentit, 11 persona vdiqën në vendngjarje.

Autoritetet kanë nisur hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.