Rritje e ndjeshme e rasteve! 182 të infektuar në 24 orët e fundit

1,035 të infektuar aktivë me COVID19 janë aktualisht në të gjithë vendin.

Nga 3,613 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 182 qytetarë, në këto bashki: 50 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Lezhë, 12 raste  në Vlorë, 11 raste në Durrës, 8 raste në Mallakastër, 7 raste  në Sarandë, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Krujë, Prrenjas, Peqin, 3 raste në Kavajë, Lushnje, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Gramsh, Këlcyrë, 1 rast në Kurbin, Kukës, Pukë, Berat, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Himarë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim  32 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,418 që nga fillimi i epidemisë. 

“Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shkruan ministria.

Statistika (08 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         182

Të shëruar në 24 orë       23

Të shtruar në spitale       32

Humbje jete në 24 orë     0

Testime ditore                 3,613

Testime totale             929,945

Raste pozitive             133,912

Raste të shëruara       130,418

Raste Aktive                    1,035

Humbje jete                     2,459

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             364

Shkodër          159

Vlorë               103

Elbasan           98

Fier                  85

Lezhë              60

Berat               49

Durrës             49

Kukës              24

Gjirokastër       20

Korçë               18

Dibër                 6