Maqedoni e Veriut, 4 viktima dhe 398 raste të reja me COVID

Maqedonia e Veriut brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 398 raste të tjera me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 158.025.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi 4 viktima nga COVID-19, duke e çuar në 5.507 numrin e përgjithshëm.

Institucionet shëndetësore regjistruan 18 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.524 pacientë janë shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.019.192 teste  për COVID-19, përfshirë 6.383 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.994.