Makina del nga rruga në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagosen babë e bir

Shtetasi me iniciale A.H dhe djali i tij 17-vjeçar mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:10 në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë, në fshatin Gramsh.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:10, në aksin rrugor Rrogozhinë – Lushnjë, në fshatin Gramsh ka dalë nga rruga automjeti tip “Lance” me drejtues shtetasin A. H., ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe djali i tij 17 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.