Kosovë, 269 raste të reja me COVID në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 269 raste të tjera me koronavirus nga 4.492 teste.

Gjatë ditës së fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë e re dhe numri i viktimave nga COVID-19 ka mbetur 2.271.

Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 25 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 105.757 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 1.903.

Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka kryer 763.490 teste  për COVID-19, prej të cilëve 109.931 persona rezultuan pozitivë.