Një 72-vjeçare mbeti e vdekur pasi u përplas nga një makinë në lagjen nr.15, Durrës.
Shoferi T. M., 49 vjeç aksidentoi këmbësoren e identifikuar si N. M.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak.
Më datë 08.08.2021, në orën 21:35, në lagjen nr.15, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.