Banorët e Greqisë po përjetojnë ferrin ditët e fundit prej flakëve që kanë pushtuar një pjesë të vendit.
Zjarri vijon të djegë sipërfaqe të tëra toke, por edhe të shkaktojë dëme në biznese dhe shtëpi, në periferi të Athinës.
Si rezultat mijëra turistë dhe banorë u evakuuan.
Të paktën 1,450 zjarrfikës së bashku me 15 avionë po luftojnë me zjarret.
Flakët në Greqi do të vazhdojnë, me erëra të forta, ndërsa temperaturat po vazhdojnë deri në 38 gradë Celsius në disa rajone duke e bërë të vështirë vënien nën kontroll të zjarreve.
Që nga 5 gushti, zonat e djegura ishin në përqindje më të lartë se mesatarja për periudhën 2008-2020, sipas Sistemit Evropian të Informacionit të Zjarrit në Pyje.