Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka pranuar se zjarrfikësit në Vlorë prej dy muajsh nuk kanë marrë paratë që i takojnë për orët shtesë të punës.
Sipas Lelit, kufizimet ligjore janë bërë pengesë që zjarrfikësit, të cilët janë heronjtë e këtyre ditëve të vështira për vendin.
Sipas Lelit, atyre u paguhen 40 orë shtesë në muaj jashtë orarit, ndërsa pjesën tjetër të orëve po shtesë që kanë punuar, i marrin një herë në 3 muaj në vazhdim, ose jepet leje e zakonshme, ditë pushimi, në zgjedhje të punonjësit.
Leli thekson se zjarrfikësit e Vlorës kanë orët shtesë të korrikut dhe gushtin pa marrë, ku kanë punuar me turne 24 orë.
“Zjarrfikësit janë paguar të gjithë për orët e punës së zakonshme, do paguhen për të gjitha orët shtesë që kanë ngelur pa paguar për arsye të kufizimeve ligjore që ka për pagesën e tyre. Punonjësit e zjarrfikëses do paguhen për çdo orë punë“, tha Leli.