Një shtetas nga Prizreni ka humbur jetën nga koronavirusi regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
352 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid 19, nga 5.204 testime të kryera.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.659.
Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 103 raste.
Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 7 gusht 2021, Kosova ka regjistruar gjithsej 109,662 raste me Covid 19, 2,271 viktima ndërsa 105,732 pacientë janë shëruar.