271 raste të tjera me koronavirus nga 4.666 testime janë regjistruar në 24 orë në Kosovë.
Gjatë ditës së fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë e re, duke e lënë të njëjtë numrin e të vdekurve, 2.270.
Institucionet shëndetësore kanë regjistruar 15 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, duke e çuar në 105.719 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht kishin rezultuar pozitiv ndaj virusit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 1.321.
Që nga shpërthimi i pandemisë, vendi ka kryer 753.794 teste të dyshuara për COVID-19, prej të cilëve 109.310 persona rezultuan pozitiv.
Në 24 orët e fundit, vendi ka administruar 8.188 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, vendi ka administruar 478.084 doza, nga të cilat 165.190 persona kanë marrë të dy dozat e nevojshme për të luftuar pandeminë.