Vlorë/ Zjarret shkrumojnë 5 banesa në fshatin Gjorm

Flakët që kanë përfshirë sot fshatin Gjorm në Vlorë kanë marrë para dhjetëra hektarë pemë dhe të paktën 5 shtëpi.

Mësohet se zjarri fillimisht nisi në lagjen Neshtë dhe më pas u përhap në anën tjetër të lumit.

Të gjendur në një situatë të jashtëzakonshme, banorët i kanë braktisur banesat, për t’i shpëtuar flakëve.
Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe punojnë për neutralizimin e vatrave aktive.