Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot një dalje për mediat në orën 12:00.
Në një situatë ku është shpallur ‘non grata’ nga SHBA-ja dhe deklaratat e njëpasnjëshme nga ambasadorja në Tiranë, Yuri Kim, Berisha pritet të flasë pikërisht për këto çështje.
Gjithashtu lideri historik i PD-së ndodhet në gjyq me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Kujtojmë se para disa ditësh, ambasadorja amerikane pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Bashën dha ultimatum se Berisha nuk duhet të jetë në parlament në shtator.