Prishtina përmbys Bodo/Glimt në “Fadil Vokrri”, pranë kualifikimit historik në play off

Prishtina pranë kualifikimit historik në play off-in e Conference League. Kampionia e Kosovës mposhti 2-1 me përmbysje skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt në sfidën e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri” dhe shkon tashmë me ambicie të mëdha në takimin e kthimit që do të luhet pas një jave në Norvegji.

Edhe pse u gjendën në disavantazh që në minutën e 11-të falë golit të Berg, të besuarit e Zekirija Ramadanit reaguan në mënyrë fenomenale, duke barazuar me Otto John në fundin e pjesës së parë, ndërsa në minutën e 82-të futbollistët bardhekaltër detyruan lojtarin mik, Lode, të devijonte topin në portën e tij.

Vlen të theksohet fakti së më shumë se gjysma e formacionit fillestar të Prishtinës përbëhej nga lojtarë që kanë spikatur në Kategegorinë Superiore, duke nisur nga portieri Haxho, mbrojtësit Mici, Vangjeli e Besnik Krasniqi, për të vijuar me Florent Avdylin e Otto John./SuperSport