OBSH kërkon ndalimin e dozave të treta anti Covid: Të marrin vaksina vendet e varfra njëher
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar ndalimin e përkohshëm të aplikimeve të dozave përforcuese kundër Covid 19.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha sot se programet e dozave përforcuese, duhet të pezullohen të paktën deri në fund të shtatorit, kur 10 për qind e popullsisë mund të jetë e vaksinuar.
“Shtetet me të ardhura të larta kanë dhënë 100 doza vaksinash për 100 banorë. Shtetet me të ardhura të vogla kanë siguruar 1.5 doza për 100 persona, sepse kanë mungesë të tyre. Ne duhet të ndërhyjmë urgjentisht, në mënyrë që shumica e vaksinave të ndahen për vendet me më pak të ardhura, dhe jo për ato më të pasurat”, tha Tedros.
Thirrja vjen teksa raportohen raste në rritje të infektimeve, për shkak të variantit më ngjitës të koronavirusit, Delta.