Situata e zjarreve në vend/ Shuhen të gjitha vatrat në Gjirokastër

Të gjitha vatrat e zjarrit në Gjirokastër janë shuar, ndërsa situata po mbahet nën monitorim pas situatës alarmante në tre fshatrat.

Puna nga forcat operacionale po vijon për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit.

Një pjesë e forcave ndodhen në fshatin Delisuf, ku është riaktovizuar vatra e zjarrit.

Gjithashtu po punohet për shuarjen e flakëve edhe nga ajri.

Zjarri  në fshatin Cukal, të Vaut të Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij.

Kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, te cilat po kontrollohen nga forcat në terren.

Zjarri në Fushë Arrëz vazhdon me intensitet të ulët, ndërsa është izoluar një pjesë e madhe e vatrës dhe po punohet për shuarjen.

Zjarri ka përparuar në një pjesë shkëmbore, pak e pyllëzuar në fshatin Lukan në Selishtë të Dibrës.

Vatra mbetet aktive, por pa probleme për përhapje të mëtejshme. Edhe aty janë angazhuar forca të pushtetit vendor, të cilat po mbajnë situatën nën kontroll.

Në fshatin Zogas, në Skrapar, zjarri mbetet aktiv, por pa rrezik për banesat.

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Gropat e Borës”, midis fshatrave Cerujë dhe Gur i zi, njësia administrative Labinot Mal, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pylli me bimësi të ulët.