Besim Hajdarmataj u shkarkua sot nga detyra e prokurorit të Tiranës.
Në seancën e sotme, KPA rrëzoi vendimin e KPK-së për lënien në detyrë të Hajdarmatajt, me argumentin se ka shfaqur pasivitet në hetimet që janë bërë për trafikun e drogës.
Sipas KPA, Hajdarmataj ka mangësi të thella në njohjen e ligjeve, si dhe ka shfaqur shkelje të ligjeve në në procedimet që ka administruar gjatë kohës që ka qenë në krye të Prokurorisë.
Në vendim thuhet se “Hajdarmataj ka cenuar besimin e publikut te sistemit i drejtësisë në një mënyrë të pariparueshme, për këtë arsye vazhdimi i ushtrimit të funksionit të tij do të ishte i papërshtatshëm. Vendoset shkarkimi i tij nga detyra“.