Viktima e parë nga zjarret është shënuar në Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, një person ka ndërruar jetë në fshatin Novosellë të Malishevës pas asfiksimit.
Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë tymi, pasi viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri.
Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në QKMF e Malishevës.