Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 614.329, pasi 571 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 35.243.495.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,99 milionë raste të konfirmuara dhe 64.598 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 192,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 165,8 milionë dozën e dytë.
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se 70 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.