Rihanna, anëtarja më e re e miliarderëve në botë

Rihanna është zyrtarisht miliardere!
Sipas Forbes, pasuria e saj arrin në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë kështu këngëtarja më e pasur në botë.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj (rreth 1.4 miliardë dollarë) vjen nga vlera e kompanisë Fenty Beauty, nga të cilat Forbes tani mund të konfirmojë se ajo zotëron 50% të aksioneve.

Pjesa tjetër llogaritet nga aksionet e saj në kompaninë e të brendshmeve, Savage x Fenty, me një vlerë prej rreth 270 milionë dollarë, dhe më pas fitimet nga karriera si muzikante dhe aktore.