Një person ka ndërruar jetë dhe 221 qytetarë janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sot janë shëruar 21 qytetarë duke e rritur numrn e përgjithshëm në 105.688.
Në total numri i rasteve aktive është 888.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës, ndërsa 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës. Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688. Në total numri i rasteve aktive është 888. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!”, shkruan ministria.