Zjarre masive në periferi të Athinës, digjen qindra hektarë pyje dhe shtëpi

Një zjarr i përmasave gjigande përfshiu sot një zonë periferike në Greqi.

Flakët kanë djegur qindra hektarë pemë dhe kanë gllabëruar dhjetëra banesa dhe biznese në Tatoi të Athinës.

Një fabrikë gazi shpërtheu, ndërsa zhurma i dëgjua deri në kryeqytetin gre. Zjarrfikësit luftuan me flakët, në përpjekje për të shpëtuar shtëpitë dhe neutralizuar vatrat aktive.

Tymi ka mbuluar gjithë kryeqytetin grek.

Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të zonës që të largohen, ndërsa qytetarëve të Athinës, i është kërkuar të mos hapin dritaret dhe të qëndrojnë brenda banesave.