Autori i vrasjes së 27-vjeçares shqiptare në SHBA është babai i fëmijës së saj.
Në momentin e vrasjes së Joana Pecës prezent ka qenë edhe fëmija i mitur i tyre që ka parë të gjithë skenën.
Vajza nga Libohova u ekzekutua me disa plumba në fytyrë nga Benjamin Robert Williams, 38 vjeç në afërsi të kopshtit memorial “Woodlawn” në Shën Petersburg në kohën kur ishte e shoqëruar nga dy fëmijët e saj të mitur.
Vrasësi është identifikuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa u shpall në kërkim nga policia e Floridas.
Sipas hetuesve, Williams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë kur ai e ka qëlluar në fytyrë disa herë me armë zjarri.
Kujtojmë se 27-vjeçares i është ekzekutuar babai në Shqipëri në vitin 1996, ndërsa dyshohet se ishte përfshirë në çështjet e trafikut të drogës.