Turqi,tërmet 5 ballë në ujërat e provincës Muğla

Një tërmet me fuqi prej 5 ballë ka goditur provincën turke Muğla, në bregun e Detit Egje.

Tërmeti preku zonën në ujërat e rrethit Datça.

Drejtoria e situatave emergjente AFAD tha se tërmeti në thellësinë prej 7,61 kilometrash u regjistrua në orën 15:38 sipas kohës lokale.