Parashikimi i motit/ Temperatura shkon deri 37 gradë C

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm dhe të nxehtë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 29°C, në zonat e ulëta nga 22°C në 36°C dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 37°C.