Zjarri vijon të djegë në Karaburun prej shtatë ditësh.
Situata vijon të jetë e njëjtë pavarësisht mbërritjes së helikopterit një ditë më parë.
Ditën e sotme janë nisur në drejtim të malit të Karaburunit 30 forca të ushtrisë nga reparti i Poshnjës në Berat, ndërkohë dhe 10 punonjës së ADZM.
Ditën e djeshme u bë e mundur neutralizimi i zjarrit afër banesave te fshatit Dukat i Ri, ndërkohë që sot në lartësinë e malit të Karaburunit ku flakët janë prezente është e pamundur të ndërhyhet nga terreni ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri.
Vijon të jetë aktiv vatra e zjarrit mbi fshatin Tragjas, i cili është aktiv por që nuk rrezikon banesa vetëm shkurre dhe pemë.
Po ashtu dhe në fshatin Kuç sipërfaqe të mëdha me shkurre vijojnë të digjen.