Vriten 89 xhihadistë në Egjipt

89 xhihadistë të Shtetit Islamik  u vranë gjatë një operacioni ushtarak në Gadishullin Sinai në Egjiptin lindor, tha zëdhënësi i forcave të armatosura, pa dhënë më shumë informacione.

Tetë ushtarë egjiptianë “u vranë ose u plagosën”, sipas një deklarate nga zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm. “Si pjesë e përpjekjeve për të ndjekur dhe mposhtur elementët terroristë” dhe “gjatë periudhës së fundit”, ushtria “arriti  të vriste 89 xhihadistë të rrezikshëm  në Sinain”, referuar në deklaratë.

Megjithatë, nuk është e qartë se kur janë kryer saktësisht operacionet gjatë të cilave xhihadistë u vranë. Sipas njoftimit për shtyp, 404 pajisje shpërthyese të improvizuara, katër jelekë shpërthyes dhe katër tunele nëntokësore të përdorura nga xhihadistët për tu infiltruar në territorin egjiptian nga Rripi fqinj i Gazës u shkatërruan.
Kajro ka akuzuar prej vitesh lëvizjen islamike palestineze të Hamasit, për furnizimin e xhihadiste me armë në Sinain verior përmes tuneleve nëntokësore përtej kufirit.

Për vite me radhë, forcat egjiptiane janë përpjekur të çrrënjosin organizatat ekstremiste islamike që veprojnë në gadishullin verior të Sinait, veçanërisht krahun egjiptian të Shtetit Islamik. Sulmet xhihadiste janë shumëfishuar që nga rrëzimi në vitin 2013 nga ushtria e ish-presidentit islamik të zgjedhur Mohamed Morsi.

Që nga shkurti i 2018, ushtria ka kryer operacione në shkallë të gjerë kundër xhihadistëve kryesisht në veri të Sinait dhe shkretëtirën perëndimore të vendit. Rreth 1,060 xhihadistë dhe dhjetëra forca të sigurisë janë vrarë në Sinai, sipas shifrave zyrtare.

Sidoqoftë, raporti i ushtrisë nuk mund të verifikohet nga burime të pavarura dhe aksesi në Sinain verior mbeti e kufizuar për gazetarët.