Pamjet nga sateliti tregojnë hapësirën gjigante të shkatërruar nga zjarret në Turqi, e cila duket një njollë e madhe e kuqe shumë afër vijës bregdetare.
Në foto u përdorën breza infra të kuqe për të shfaqur vendet ku janë përhapur vatrat në jug të vendit.
8 persona humbën jetën, ndërsa flakët vijojnë të djegin toka prej 6 ditësh tashmë.
Mijëra banorë janë detyruar që të largohen nga shtëpitë e tyre bashkë me turistët që kishin zgjedhur Turqinë si destiacion.