Në mbështetje të komunitetit LGBTQ+/ Me fanellë në ngjyrat e ylberit, Vettel nën hetim

Sebastian Vettel është nën hetim pasi  para garës në Hungari po mbante një bluzë me ngjyra ylberi me mbishkrimin “E njëjta dashuri” gjatë himnit në Hungaroring.

Menjëherë pas garës, të cilën Vettel e përfundoi duke zënë vendin e dytë, drejtuesit njoftuan se Vettel do të duhej të shpjegonte “shkeljen e udhëzimeve të garës”.

“Me sa kam kuptuar, është sepse kam veshur një bluzë gjatë himnit. Ata mund të bëjnë çfarë të duan për mua, nuk më intereson. Unë do ta bëja përsëri”, tha Vettel për Sky Sport.

I veshur me këtë bluzë specifike, Vettel ofroi mbështetje për komunitetin LGBTQ+, dhe gjithashtu mbante një maskë fytyre me ngjyrë ylberi.