Itali/ 3,190 të infektuar me COVID dhe 20 humbje jete në 24 orët e fundit

Italia ka shënuar sërish rritje rastesh të të infektuarve me COVID gjatë 24 orët e fundit.

3,190 raste të reja me koronavirus nga 83,223 teste të kryera janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali.

20 qytetarë humbën jetën, 15 më shumë krahasuar me pesë që u regjistruan një ditë më parë.

Pranimet ditore në spitalet Covid, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ishin 25, ndërsa pacientët me simptoma në repartet e zakonshme shkojnë në mbi dy mijë.