Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ishte këtë fundjavë në Tiranë, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.
Lajmin e ka konfirmuar ai vetë përmes një shënimi në rrjetin social Instagram, ku thotë se kanë konsumuar edhe një drekë një ditë më parë.
“Rrëfime ngjarjesh gjatë një dreke këtë të diel me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë”, ka shkruar Grenell.
Kujtojmë se para disa ditësh, Grenell ishte në Beograd, ku dhe postoi një foto me ministrin e Ekonomisë në Serbi, Sinisha Mali.