Atletja kërkon azil pasi ndihet e kërcënuar/ Nuk pranoi të kthehej në shtëpi pas Lojërave Olimpike

Atletja nga Bjellorusia e cila refuzoi urdhrin e ekipit të saj për t’u kthyer në shtëpi po kërkon azil në Poloni.

Krystina Timanovskaya e kaloi natën e siguruar në një hotel nën mbrojtjen e policisë japoneze, pasi tha se ajo u dërgua me forcë në aeroport pasi kritikoi trajnerët.

Ajo tha se ndihet e frikësuar dhe e pa sigurt nëse kthehet në shtetin e saj.

Bjellorusja në një video të shpërndarë ne mediat sociale tha se ajo u përjashtua nga skuadra për shkak të gjendjes së saj emocionale dhe se ishte nën presion nga trajnerët .

“Ata po përpiqen të më nxjerrin jashtë vendit pa lejen time. Ata thanë se duhet të eliminohem nga Olimpiada dhe të kthehem në shtëpi sepse ndikoj në performancën e ekipit”, tha ajo.

24 vjeçarja u fotografua duke hyrë në ambasadën polake në Tokio të hënën pasi mbërriti me një furgon pa logo.

Të hënën, zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Mark Adams tha se kishin marrë masa kundër komitetit Bjellorus.