Shpëtojnë nga ‘kampi i ferrit”, mbërrijnë në Shqipëri 5 gra e 14 fëmijë nga Siria

5 gra dhe 14 fëmijë, që kishin ‘ngecur’ në kampin Roj të Sirisë, mbërritur sot në atdhe.

Ishte vetë kryeministri Rama, që udhëtoi drejt Bejrutit në Liban për të marrë 19 shtetasit dhe për t’i rikthyer në vendin tonë, me një avion charter që mbërriti në Rinas mëngjesin e sotëm.

Ata dolën nga kampo Roj në Siri dhe shkuan në Bejrut, gjatë mesnatës së kaluar.
Atje shkoi për t’i marrë Marc Ghorayeb, këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme bashkë me Gledis Nano, drejtor i antiterrorit shqiptar dhe kolegu Indrit Doda.
Përpara nisjes nga Siria ata janë testuar per Covid19.

Në aeroportin e Libanit ishte për t’i pritur ministri punëve të brendshme Bledi Çuçi.

Sot është një ditë e mirë. Do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të sjellë edhe shqiptarin e fundit nga Siria” deklaroi ai për Top Channel.