Mbi 200 punonjës në dy spitalet kryesore në San Francisko të SHBA-së kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Shumica e punonjësve në spitalin Zuckerberg të San Francisko dhe atë të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Kalifornisë ishin plotësisht të vaksinuar dhe shumica e tyre rezultuan pozitiv për variantin Delta.
Vetëm në dy raste personat u shtruan në spital.
“Numri i të shtruarve do të ishte më i lartë nëse punonjësit do të ishin të pavaksinuar”, tha Dr. Lukejohn Day, shefi mjekësor i spitalit Zuckerberg