Djegia e mbetjeve në vendgrumbullimin e mbetjeve në Mbrostar u kthye në makthin e qytetarëve fierakë, gjatë kësaj jave.
Sot, më në fund u bë e mundur fikja e flakëve, ndërkohë që ka nisur pastrimi i mbetjeve.
Kryebashkiaku Armando Subashi, tha sot se plehrat nuk do të depozitohen më në Mbrostar, por do të shkojnë pranë inceneratorit, ku më tej do të bëhet trajtimi i tyre.
Sipas tij, në zonë do të mbillen pemë, për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij problemi për qytetarët.