Atletja shqiptare, Luiza Gega, ka arritur një rezultat fantastik, duke u kualifikuar në finalen e garës 3000 m me pengesa në Lojërat Olimpike në Tokio.
32-vjeçarja nga Dibra, shënoi kohën 9:23.85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.
Ndërkohë vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane, Kornei Freriçs.
Për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të Olimpiadës, duke sfiduar edhe vajzat më të shpejta të botës.