Bilanci i viktimave nga zjarret që kanë përfshirë 8 rajone të Turqisë ka kapur shifrën 6.
Ekipet e zjarrfikësve, për të katërtën ditë me radhë, po vazhdojnë betejën e tyre për të shuar zjarret që kanë kapluar jugun e Turqisë.
Zjarret kanë lënduar mbi 300 persona dhe kanë detyruar evakuimin e qytetarëve në fshatra të tërë.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu tha se numri i viktimave arriti në gjashtë, pasi u gjetën trupat e pajetë të dy punëtorët të cilët kishin tentuar që të shuanin zjarret.
Anadolu tha se të shtunën ka shpërthyer një zjarr në qytetin turistik të Bodrumit, teksa mediat kanë raportuar se banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe pushuesit nga hotelet.
Dhjetë vatra zjarri janë ende aktive ndërkaq 88 të tjera janë vënë nën kontroll që prej të mërkurës, njoftoi ministri i Agrikulturës dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli.
Hetuesit kanë nisur punën për të parë nëse disa nga zjarret kanë qenë të qëllimshme.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka falënderuar homologun e tij rus, Valdimir Putin gjatë një bisede telefonike, pasi Rusia dërgoi aeroplanë dhe helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, sipas Presidencës turke.