Vlora prej ditësh në luftë me flakët

Vlora prej ditësh tashmë është e pushtuar nga zjarri.

Disa vatra zjarri janë aktivizuar në fshatrat Tragjas, Treblovë dhe në Karaburun të Vlorës.

Zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë me mjete për shkak të terrenit të thyer.

Ndërkohë dhe në Karaburun është e pamundur ndërhyrja e tyre për shkak të terrenit tepër të thyer, duke bërë që flakët të vazhdojnë të djegin sipërfaqe të tëra me shkurre e pemë në këto zona.