Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një deklaratë të fuqishme duke theksuar se nëse nuk mposhtet Covid do të mund të krijohen mutacione më të rrezikshme.
Varianti më ngjitës i koronavirusit, delta u zbulua fillimisht në Indi.
Tashmë është identifikuar në 132 territore dhe cilësohet si përgjegjës për një rritje prej 80 për qind të vdekjeve nga Covid në Afrikë gjatë katër javëve të fundit, sipas OBSH-së.
Një ditë më parë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë tha se 80 deri 90 për qind e rasteve të reja pozitive me koronavirus janë të variantit “Delta”.
“Delta është paralajmërim se virusi po evulon por është edhe një thirrje për veprim para se variante më të rrezikshme të krijohen”, tha drejtori i emergjencave në OBSH, Michael Ryan.
Ai tha se masat e vërtetuara që vënë në kontroll shpërndarjen e virusit ende funksionojnë.
Më shumë se katër miliardë doza të vaksinave kundër Covid 19 janë administruar nëpër botë.