Djegia e mbetjeve në Fier/ Tymi mbulon qytetin prej 5 ditësh

Vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve në Fier janë fikur, por rrugët e qytetit vijojnë të jenë ende të pushtuara nga tymi.

Ndonëse flakët u shuan 2 ditë më parë mbetjet e djegura vijojnë të çlirojnë tym, i cili favorizohet nga era.

Aktualisht mjetet e rënda eksavatore dhe kamione të tonazheve të rënda po punojnë që vatrat e zjarrit të fikura tashmë të mos çlirojnë tym.

Ljo ka sjellë shqetësim të madh tek banorët që jetojnë pranë fushës.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia vijon hetimet.

Kujtojmë se 2 ditë më parë në një reagim për mediat, Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k ka sqaruar se lajmet që e lidhin inceneratorin me situatën e krijuar janë të pavërteta, duke theksuar se bashkia nuk sillte mbetjet prej një viti.