Turqia pushtohet nga zjarret! 4 të vdekur, zjarrfikësit në luftë me flakët në 8 rajone

Turqia është pushtuar nga zjarret dhe në vetëm 48 orë kanë ndërruar jetë 4 persona.

Flakët përfshinë 8 rajone, zonën e Antalias, Adanas, Osmaniyes, Mersinit, Kayserit, Muğlas, Kütahyas.

3 persona humbën jetën në Manavgat dhe 1 person në Marmaris.

Sipas mediave të huaja, dhjetëra fshatra janë evakuuar, ndërsa 4,000 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe aeroplanë po luftojnë me flakët.

Mes viktimave është një djalë 25-vjeçar, Şahin Akdemir nga Marmaris, i cili ndihmoi zjarrfikësit me ujë të pijshëm dhe bënte thirrje për ndihmë.

Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe dy persona, Osman dhe Şehri Kardaş, të cilët u gjetën të shkrumbuar në kuzhinë dhe tualet dhe dyert ishin të kyçura në momentin e zjarrit.